Një veturë me targa të Kosovës ka mbetur e bllokuar pasditën e së martës në plazhin e Ulqinit.
Lexuesit e medias kanë dërguar foto.
Nga vendi i ngjarjes shihen disa persona teksa mundohen ta nxjerrin atë nga deti.
Ana e djathtë e veturës “Audi”, nga rrethi i Gjakovës, shihet e fundosur në uji ndërsa nuk dihet si përfundoi ajo aty.