Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se procesi i testit me shkrim i jurisprudencës ka qenë i rregullt.
Gjatë fundjavës së kaluar kandidatët për dhënien e provimit të jurisprudencës i janë nënshtruar testimit me shkrim.
“Në këtë proces kanë marrë pjesë 729 kandidatë, 5 prej të cilëve iu është anuluar testi për shkak të mosrespektimit të rregullave për mbarëvajtjen e provimit.
Testimi me shkrim është mbajtur në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe si proces është karakterizuar përgjithësisht si i rregullt dhe pa incidente”, njofton MD