Instruktorja e licencuar, znj. Fikrie Bytyqi, ka vizituar Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ku ka filluar ushtrimet e jogas me të burgosurat aty.
Kështu njoftuan nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Sot në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, instruktorja e licencuar, znj. Fikrie Bytyqi, ka filluar ushtrimet e jogas me 13 të burgosura.
Nga bashkëbisedimi me të burgosurat është vërejtur se kjo iniciativë është mirëpritur jashtëzakonisht shumë dhe numri i të interesuarave është në rritje.
Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke shqyrtuar mundësitë se si të vazhdohet me këto ushtrime edhe muajt në vijim”, thuhet në njoftimin e tyre.