Dita e 31 majit e vitit 1999 si edhe shumë ditë tjera të shqipes, ishte ditë krenarie dhe dhimbje për Brigadën, 138 “Agim Ramadani” dhe për të gjithë shokët e luftës. Të gjitha fitoret që kjo Brigadë po korrte çdo ditë, kaluan, më dhimbje dhe krenari. Po çlironim trojet tona te okupuara por po binin bijtë më të mirë të këtij vendi. Pikërisht në këtë ditë afër Rrasës së Zogut të guri i kufirit “C -2“ i vendosur në mes të shqiptarëve, pavdekësohen dy dëshmor të shtrenjtë, zv. Komandanti i BDV ” Komando Delta” Xhemajl Fetahaj dhe bashkëluftëtari i ynë i shtrenjtë Milazim Shala.
Lajmi atë ditë bubulloi më shumë së çdo raketë e armikut. Ishin dy shokë të dashur për të gjithë bashkëluftëtaret në Luftën e Koshares. Xhemajl Fetahaj ishte emër i njohur; për aktivitetin e tij ilegal në planin kombëtar, deri sa ishte nxënës i shkollës së mesme dhe student. Këto ishin aktivitete që preknin dhe stimulonin ndjenjën kombëtare në kohën kur pretendohej së nuk është e rëndësishme të jesh shqiptar, më rëndësi është të jesh” njëri”, që aludohej të jesh kalibër jugosllav. Në këtë kohë thirrja më jehonë për Kosovën Republikë nuk ishte thjesht një shprehje dëshire e popullit. Por një transformim i domosdoshëm që po i kalonte koha. Çdo ditë më tutje po behej vonë. Andaj sakrifica ishte e madhe për këtë projekt kombëtar, ishte shtrenjtë e dhimbshme e vështirë por e arsyeshme dhe e domosdoshme. Tani lehtë thuhet dhe nënvlerësohet ra në burg kaq e kaq vjet për një parullë “Kosova Republikë”. Shpërthimi i këtyre demonstratave dhe protestave ishte mbrojtje e trojeve, shkollës, gjuhës, kulturës , konkretisht mbrojtje e qenies shqiptare.
Në këtë dramë tragjike personazh të sakrifikuar ishin intelektualet më të zgjedhur, djemtë më të mirë të atdheut. Këta intelektual dhe këta veprimtar nuk harrohen. Kujtohen dhe do të kujtohen gjatë historisë tonë të lavdishme të dhimbshme dhe tragjike. Xhemajl Fetahaj kujtohet për burrërinë e tij që e tregoji në hetuesi i arrestuar për veprimtari më interes kombëtar. Qëndrimin e tij titanik për katër vite në burg vërtetonte personalitetin duhur për këtë veprimtari të shenjt. Tani pas sa vitesh në ditët e shqipes kujtohet veprimtari, për aktivitetin e tij të pa lodhshëm dhe të pa thyeshëm në demaskimin e politikës antikombëtare. Përgjegjësinë për vepra të mëdha historia ua ndanë njerëzve të mëdhenj. Heroi i Kosovës do të kujtohet edhe për aktivitetin e tij në shërimin e plagëve kombëtare që i kishte krijuar hakmarrja. Ai mori pjesë aktive në pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Dëshmori, Xhemai Fetahaj vuri në dispozicion kombëtar shpirtin e tij aktiv për organizimin e diasporës shqiptare për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Xhemajli do të kujtohet për investime e bëra në luftë dhe për luftën në Koshare. Kujtohej nga të gjithë që e njohën, për guximin dhe gatishmërinë në aksione luftarake, për afërsinë që e kishte më shokët e luftës, për aftësinë komunikuese dhe komanduese, për respektin që kishte për komandën dhe disiplinën ushtarake në luftë.
Për aktivitetin e tij të përshkruar më lartë dhe sakrificën kapitale për lirinë e Atdheut Presidenca e Kosovës e gradoi më Gradën Hero i Kosovës. Sot, përkujtojmë edhe katër dëshmorë të rënë në luftën e Koshares.: Shpetim Idriz Bojku, Fatos Muhamet Ademaj, Kreshnik Avdi Ademi, Gazmend Zenel Berisha, Xhemajl Metë Fetahaj dhe të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës. Lavdi veprës dhe jetës së Heronjve të Kosovës. Zoti i bekoftë Heronjtë e Kosovës dhe familjet e tyre patriote që i lindën, i rritën dhe i edukuan për të luftuar për atdhe. Zoti e bekoftë Kosovën tonë të pasur e të bukur dhe popullin e sajë të mrekullueshëm.