Dy shërbime i shtohen sektorit publik të shëndetësisë

Kosova

Dy shërbime i shtohen sektorit publik të shëndetësisë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se dy shërbime të rëndësishme i janë shtuar sektorit publik të shëndetësisë.

Sipas njoftimit të LV-së, deri më tani këto shërbime janë dhënë vetëm në sektorin privat dhe me çmime të papërballueshme, 1 800.00, përkatësisht 1 000.00 euro.

"Dy shërbime të reja dhe shumë të rëndësishme u shtuan në sektorin publik të shëndetësisë.

Deri më tani këto shërbime janë dhënë vetëm në sektorin privat dhe me çmime të papërballueshme, 1800 përkatësisht 1000 euro.

Nga tash ato do të kryhen në sektorin publik dhe do të jenë FALAS”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat