Kelmendi kërkon nga prokurorët të konfiskojnë makineritë që përdorën për kryerjen e veprave penale kundër mjedisit

Kosova

Kelmendi kërkon nga prokurorët të konfiskojnë makineritë që përdorën për kryerjen e veprave penale kundër mjedisit

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:48
Besim Kelmendi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka kërkuar nga prokurorët që të sekuestrojnë mjetet që përdoren për të kryerjen e veprave penale kundër mjedisit.

Ai këtë e ka thënë në takimin që ka zhvilluar me prokurorët- koordinatorë për rastet e mbrojtës së mjedisit në Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës, ku të pranishëm ishin edhe ekspertët e Programit për Çështje të Brendshme të Bashkimit Evropian në Kosovë (HAPE), në përbërje të Mario Pellegrino, Eric Stephan dhe Massimiliani Moro.

“Gjatë këtij takimi u paraqiten përvojat, rezultatet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prokuroritë themelore, në trajtimin e rasteve nga Kapitulli XXVII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me veprat penale kundër mjedisit. Më ketë rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj sekuestrimin dhe konfiskimin e mjeteve që përdorën për kryerjen e veprave penale kundër mjedisit”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale e Kosovës së fundi ka realizuar disa aksione ku janë sekuestruar makineri që kanë punuar jashtë ligjshëm në nxjerrjen e zhavorrin në lumenj të Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për nevojat e Prokurorit të Shtetit për trajtimin sa më profesional të këtyre rasteve, si dhe mundësitë e bashkëpunimit më partnerët ndërkombëtar në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë më mbrojtjen e mjedisit, si dhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e mjeteve që shfrytëzohen për kryerjen e veprave penale kundër mjedisit.

Nga ky takim doli edhe rekomandimi që Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit t’i propozoj Këshillit Prokurorial të Kosovës, konkretisht Zyrës për Statistika në Njësitin për Vlerësimin e Performancës krijimin e një databaze të veçantë vetëm për rastet që kanë të bëjnë më mbrojtjen e mjedisit.

Edhe në këtë takim Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, falënderoi ekspertët e HAPE-së për ofrimin e mbështetjes për prokurorët e shtetit dhe shprehu angazhimin institucional në luftimin e veprave penale kundër mjedisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat