Moti për sot dhe fundjavë, kaq do të shkojnë temperaturat

Kosova

Moti për sot dhe fundjavë, kaq do të shkojnë temperaturat

Më: 31 maj 2024 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Vranësira e intervale me diell parashihen për ditën e sotme. Në fundjavë priten temperatura më të larta.

Sot mund të ketë edhe riga lokale shiu, derisa temperaturat gjatë ditës shkojnë deri në 26C.

“Më shumë vransira kalojnë ditën e premtë mbi vend, megjithëse nuk mungojnë edhe intervale me diell. Riga lokale shiu mund të paraqiten orëve të para të ditës, e herë pas here përreth viseve malore gjatë ditës. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C. Temperaturat gjatë ditës shkojnë në 24C e 26C”, thuhet në njoftim.

Të dielën mund të ketë edhe rrebeshe shiu.

“Përgjatë fundjave në vend parashihet të mbajë mot më i nxehtë, me kalime vransirash por edhe intervale me diell. Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten të dielen pasdite, e me gjasë priten edhe ditën e hënë, që nga orët e para të ditës. Temperaturat shënojnë rritje deri në 28C e 29C në fundjavë, derisa të hënën pësojnë një rënie të përkohshme në 24C e 25C, për të shënuar rritje sërish ditën e martë, kur edhe mund mbretëroj mot me më shumë kthjellime”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat