Sa respektohen të drejtat e fëmijëve në Kosovë? – flet Avokati i Popullit, Naim Qelaj

Kosova

Sa respektohen të drejtat e fëmijëve në Kosovë? – flet Avokati i Popullit, Naim Qelaj

Më: 31 maj 2024 Në ora: 12:26
Naim Qela

Dita e Fëmijëve shënohet me 1 qershor në mbarë botën.

Në prag të kësaj dite, avokati i Popullit Naim Qela ka folur në detaje për të drejtat e fëmijëve në Kosovë.

Qela ka thënë se të drejtat e fëmijëve në Kosovë dhe në mbarë botën janë përmisuar dukshëm kohën e fundit.

“Vitin e ardhshëm bëhen 100 vjet kur festohet 1 qershori si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Pa dyshim këto 100 vjet nëse i marrim i krahasojmë të kaluarën dhe të tashmen, dallimet dhe ndryshimet janë tepër të mëdha, sepse fëmijët tashmë gëzojnë të drejta të shumta të cilat janë brenda kornizave ligjore dhe kanë mbrojtje nga shteti dhe kjo është më e rëndësishme.

Parimet që i kanë vendos njerëzit e mëdhenj të historisë së njerëzimit dhe ata që kanë luftuar fuqishëm për të drejtat e njeriut në përgjithësi e për të drejtat e fëmijëve në veçanti, kanë vendos një parim shumë interesant shumë të rëndësishëm që secili individ në këtë shoqëri, secili institucion, organ publik e privat, përfshirë edhe mediumet, duhet që gjithmonë kur flasim  për fëmijët me pas parasysh parimin e interesit më të mirë të fëmijëve”, është shprehur Qela.

Megjithatë, ai ka thënë se ende ka shumë fëmijë që u mohot e drejta.

“Edhe në këtë ditë feste mua me duhet me thënë se ka shumë fëmijë sot edhe në Kosovë e mos të flasim për botë, që ju mohon e ju cenohen të drejtat e tyre, ndoshta janë të diskriminuar, ndoshta janë të abuzuar, ndoshta janë të keqtrajtuar e ndoshta ju mohohet një e drejtë elementare, por që përpjekjet e shoqërisë njerëzore dhe tonat janë të vazhdueshme që me përmisuar situatën dhe Kosova nuk bën dallim këtu. Në si shoqëri kemi zhvillu një shtet i cili në qendër të vetë ka të drejtat e njeriut, ka të drejtat e fëmijëve e respektimi i tyre mbetët sfidë dhe përgjegjësi e jona që punojmë në institucione publike”, është shprehur Qela.

Ndryshe, Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.

Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.

Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në të gjithë botën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat