​Ngjarjet e datës 1 qershor

Kosova

​Ngjarjet e datës 1 qershor

Më: 31 maj 2024 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Mbahet dita e dytë e Kongresit të 7-të të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 8:30-14:00)

Oda e Farmacistëve të Kosovës mban Kongresin ndërkombëtar “Integrimi farmaceutik në BE-Sfidat Legjislative”. Me pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. (Klan Arena Prishtinë, ora 9:30-17:30)

Mbahet edicioni i 11-të i Festivalit më të madh të teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë Prishtinë, ora 10:00-20:20)

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të realizojë projektin Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. (Sheshi “Adem Jashari” Ferizaj, ora 11:00)

Save the Children Kosova organizon ngjarjen festive e edukative për fëmijë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. (Parku Taukbahqe Prishtinë, ora 12:00-16:00).

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Grupi i studenteve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” organizon manifestim paqësor në shenjë respekti për 1432 fëmijët shqiptarë - viktima të gjenocidit të Serbisë. (Para Teatrit Kombëtar Prishtinë, ora 12:00-13:00)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve do të mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 0, salla P-38, ora 13:00)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon seancë solemne. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 10:00)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Ngjyrosje të fytyrës”. (Sheshi “Skënderbeu”, or 10:00-12:00)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Maskota për fëmijë”. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Paradë e fëmijëve”. (Sheshi “Skënderbeu”, Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 12:00-12:50)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Astronomy Club of Kosova”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00-17:00)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon aktivitetin “Ylberi i Prishtinës”. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 11:00)

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës organizon koncert artistik. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 13:00-16:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat