Vushtrria, komuna që ofron sigurim shëndetësor në shkollat profesionale

Kosova

Vushtrria, komuna që ofron sigurim shëndetësor në shkollat profesionale

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 08:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e  Vushtrrisë për nxënësit e shkollave profesionale tash e dy vjet ofron sigurim shëndetësor. Puna praktike bart në vete edhe rreziqe lëndimi, ndaj sigurimi në rast aksidenti, ka ndikuar mjaft në mbarëvajtje të procesit mësimor dhe cilësinë e mësimit praktik në profile të ndryshme.

Për Fatlum Sinanin i cili është në shkollën teknike me profili instalues elektrik sigurimi shëndetësor është shumë i rëndësishëm.

Ne mund të lëndohemi nga përdorimi i veglave të ndryshme, si kaçavida, bisturia, çekani etj. Por, gjithashtu ne duhet të jemi të përgatitur për të punuar në tension, sepse në shumë raste nëse një gabim ndodhë, atëherë dëmtimi do të jetë fatal, kështu që ne duhet të kemi kujdes të shtuar”, ka thënë ai.E Ibrahim Lahu, drejtor i Shkollës Teknike, “Lutfi Musiqi” ka thënë se sigurimi aksidental, është një e mirë në shkollën.

“Shkolla jonë ka dy drejtime dhe ka edhe profile tjera që bëjnë praktikën profesionale dhe gjatë praktikës profesionale, nxënësit janë të rrezikuar nga lëndimet e ndryshme trupore. Kështu që sigurimi aksidental na ka lehtësuar shumë. Dhe përpos punës në shkollë që mund të realizojmë praktikën profesionale”, ka theksuar ai për RTK.

Sigurimi në rast aksidenti për nxënësit e klasave të dhjeta, ka dy vite që është duke u aplikuar. Shuma mujore është rreth katër euro, me mbulueshmëri deri në 60 përqind,  ndërsa ajo vjetore është 4 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat