Komuna e Junikut përfiton grantin “Mjedis i pastër”

Kosova

Komuna e Junikut përfiton grantin “Mjedis i pastër”

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 11:37
Kryetari i komunës, Ruzhdi Shehu, ka nënshkruar përfitimin e këtij granti,

Komuna e Junikut ka arritur një sukses të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve mjedisore, duke u bërë përfituese e grantit “Mjedis i pastër”.

Kryetari i komunës, Ruzhdi Shehu, ka nënshkruar përfitimin e këtij granti, i cili synon të rrisë cilësinë e mjedisit në këtë zonë.

Në kuadër të projektit “Granti i përformancës për ‘Mjedis të pastër’”, Komuna e Junikut ka përfituar një sasi të konsiderueshme pajisjesh të reja, të cilat do të ndihmojnë në menaxhimin më efikas të mbetjeve.

Pajisjet, të cilat janë blerë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), përfshijnë 28 kontejnerë plastikë me kapacitet prej 1.1 m³ dhe 800 kontejnerë plastikë me kapacitet prej 240 litrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat