Kurti, pjesë e ceremonisë së vënies së gurthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike në Podujevë

Kosova

Kurti, pjesë e ceremonisë së vënies së gurthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike në Podujevë

Më: 7 qershor 2024 Në ora: 12:36
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në ceremoninë e vëniës së gurthemelit për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Sipas njoftimit, ceremonia mbahët këtë të shtunë.

Pos kryeministrit, aty merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës e zyrtarë komunalë.

Projekti për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme Ekonomike financohet nga buxheti komunal. Kontrata është dyvjeçare, kurse vlera e projektit është 2,566,649.05 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat