Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë zhvillon vizita në Kaçanik, ora 09:35 - takim me kryetarin Besim Ilazi; Hani i Elezit, ora 11:30 - takim me kryetarin Mehmet Ballazhi; ora 12:30 - vizitë te qendra memorialë “Bllaca 99”.
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë konferencën shkencore “25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: Një çerek shekull shtet-ndërtim, arritje dhe sfida - qasje multidisiplinare”. (Salla e Akademisë së Shkencave e Arteve e Kosovës Prishtinë, ora 09:00)
Mbahet konferencë për shtyp e cila shënon hapjen e ekspozitës REPORTING HOUSE nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery. (Ish-Shtëpia e Mallrave “Gërmia” Prishtinë, ora 09:30)
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair mban fjalim në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi diskuton mbi Listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 12:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova do të mbajnë konferencën ndërkombëtare ‘’Rugova dhe Perëndimi’’, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Paneli i parë: Edi Rama - kryeministër i Shqipërisë, Massimo D’Alema – ish-kryeministër i Italisë, Vincenzo Paglia - president i Akademisë Papnore për Jetën, Jeffrey Hovenier - ambasador i SHBA-së në Kosovë. (Klan Arena Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama pret në takim ish-kryeministri britanik Tony Blair ku do t’i ndahen çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit. (Ndërtesa e vjetër e Komunës Prishtinë, ora 12:30 – 13:20)
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama pret në takim kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ku do t’i ndahet çmimi “Çelësi i Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës Prishtinë ora 16:00 – 17:10)
Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës do të mbahet manifestim për 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ekspozitë e organizuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore Prizren. (Ora 16:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon ceremoninë për nderimin e punës dhe kontributit të gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve gjatë periudhës së okupimit. (“Vendum”, rruga “Tringë Smajli”, afër hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 17:00)
Fondacioni “Kosova 25” do të mbajë ceremoninë gala të çlirimit të Kosovës për të respektuar heronjtë e rënë të UÇK-së, ish-të burgosurit politikë, aktivistët dhe të gjithë patriotët tjerë, gra e burra që kontribuuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. (Marinë, Skenderaj, ora 19:30)