​Szunyog, viziton Kaçanikun dhe Hanin e Elezit

Kosova

​Szunyog, viziton Kaçanikun dhe Hanin e Elezit

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 16:27
Ambasadori i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka vizituar Komunën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, për të diskutuar lidhur me problemet që ballafaqohen dhe për të shikuar mundësinë se si mund t’i mbështesin.

Megjithatë, Szunyog ka vizituar edhe dy fabrikat “KIVO” të qeseve dhe fabrikën që bënë përpunimin e ujit, të cilat janë të financuara nga BE-ja.

Szunyog ka thënë për KosovaPress-in se gjithashtu kanë financuar edhe disa projekte të tjera për në shkolla dhe institucionet të tjera si mundësimi i qasjes për persona me aftësi të kufizuara, efikasiteti i energjisë e gjëra të ngjashme.

Szunyog: Është pjesë e programit tim apo përpjekjeve të mia për të vizituar komunat dhe autoritetet lokale

“Është pjesë e programit tim apo përpjekjeve të mia për të vizituar komunat dhe autoritetet lokale si dhe për të parë problemet të cilat janë çështje që ballafaqohen ata dhe për të parë mundësinë si mund të vazhdojmë t’i mbështesim ne. Jemi në fabrikën që e bënë përpunimin pastrimin e ujit dhe ky është njëri prej shembujve të projekteve që i kemi financuar ne. Kemi financuar edhe disa projekte të tjera për në shkolla dhe institucionet të tjera, mundësimi i qasjes për persona me aftësi të kufizuara, efikasiteti i energjisë dhe gjëra të ngjashme. Kemi biseduar edhe çështjen demografike ndonëse ende nuk ka ndonjë shifër zyrtare prej regjistrimit të popullsisë”, ka thënë Szunyog.

Szunyog, ka shtuar se është diskutuar shfrytëzimi i fondeve që janë të caktuara për bashkëpunim ndërkufitarë, pasi sipas tij dy komunat janë në kufi me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Szunyog: Diskutuam për shfrytëzimin e fondeve që janë të caktuara për bashkëpunim ndërkufitarë.

“Kemi mbështetur që të dy komunat është një pjesë që e bëjmë së bashku me donatorët e tjerë që është granti për performancën komunale. Të dy komunat janë në kufi me Republikën e Maqedonisë së Veriut diskutuam edhe për shfrytëzimin e fondeve që janë të caktuara për bashkëpunim ndërkufitarë që të mund të shfrytëzoheshin si nga Kosova ashtu edhe nga Maqedonia e Veriut”, ka shtuar ai.

Sunyog, për fund ka vizituar edhe parkun memorial “Bllaca 99”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat