25 të vdekur nga aksidentet për katër muaj në Kosovë

Kosova

25 të vdekur nga aksidentet për katër muaj në Kosovë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

25 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.

Sipas statistikave të policisë shihet se gjatë këtij katër mujorshi kanë ndodhur 22 aksidente fatale, dhe 6 mijë e 663 aksidente gjithsej.

Vitin e kaluar 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.

Aksidente me dëme janë regjistruar 14 mijë e 790, kurse vitin e kaluar ishin 12 mijë e 951.

Në total, gjatë 2023-tës në Kosovë kanë ndodhur 23 mijë e 652 aksidente, ndërsa vitin e kaluar kishte 20 mijë e 794.

Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës që publikohen pas aksidenteve, shkaqet më të shpeshta që çojnë në aksidente, janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja e ngasjes së makinave me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, si dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat