Në përvjetorin e çlirimit të Kosovës, përurohet Kulla e Lirisë në Krushicë të Epërme të Suharkës

Kosova

Në përvjetorin e çlirimit të Kosovës, përurohet Kulla e Lirisë në Krushicë të Epërme të Suharkës

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 21:26
Suharkë

Sot në fshatin Krushicë e Epërme të Suharekës është bërë përurimi i Kullës së Lirisë. Ky monument i ri, i cili përkujton sakrificat dhe përpjekjet për liri të popullit tonë, mblodhi qindra qytetarë, të kësaj zonë, por edhe më gjërë.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të lartë të PDK-së si Enver Hoxhaj, Elmi Reçica dhe deputetë tjerë të këtij subjekti.

Prezent poashtu ishin edhe veteran dhe ushtarak të lartë të UÇK-së.

Familjarët e dëshmorit, Haqif Kadria u shprehen të kënaqur më përurimin e kësaj kulle dhe falëndëruar të gjithë mysafirët për pjesëmarrje e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat