Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, 19 Qershori – Dita e Çlirimit e Komunës së Podujevës shënohet me shumë aktivitete.
Agjenda e plotë e aktiviteteve për 25 vjetorin e çlirimit të komunës sonë nis me seancën solemne dhe përmbyllen me koncertin madhështor me rock grupin e njohur “Elita 5”.
Duke filluar nga ora 10:00 nis seanca solemne në Teatrin “Avdush Hasani”.
Më ora 11:00 bëhen homazhe pranë shtatoreve të Ali Ajetit, Adem Demaçit, 4 dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në fshatin Penuhë.
Nga ora 12:00 bëhet përurimi i stacionit të autobusëve dhe nis programi kulturor sportive: Futbolli i vajzave, Futbolli i djemve.
Në orën 13:00 vihet gurthemeli i shkollës në fshatin Shajkoc dhe shfaqet dokumentari për Ali Ajetin në Teatrin “Avdush Hasani”.
Po ashtu do të zbulohet lapidari në Herticë në pra 15:30. Nga or 17:00 promovohet libri i Sokol Qerimit, “Ditët e mbijetesës në Tavan”.
Nga ora 19:00 realizohet shfaqja për Ylfete Humollin në Teatrin “Avdush Hasani”.
E krejt në fund nga ora 20:00 mbyllet Dita e Çlirimi të Podujevës me koncert nga “Elita 5”.