Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan, Bujar Nevzadi, thotë se janë në bisedime me kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu, sa i përket hartimit të buxhetit për këtë komunë.
”Ne jemi në bisedime edhe me kryetarin Hyseni edhe me shefin e VV, kemi dy kërkesa’’ thotë ai.
Nevzadi, thotë se si PDK i kanë dy kërkesa për kryetarin Hyseni dhe në rast se realizohen, PDK në Gjilan do e votoj buxhetin për vitin 2025.
’E para është funksionalizmi i Stacionit të Autobusëve dhe kërkesa e dytë është e 19 punëtorëve që janë kanë nën akuzë e që Komuna iu ka mbetur borxh 347 mijë euro, se ata janë paguar për 7 vite nga 50%. Nëse këto dy plotësohet, në e ftojmë edhe seancën e jashtëzakonshme’’ thotë ai.
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Gjilan thotë se koalicioni PDK-LVV në këtë komunë ka përfundu.
‘’Koalicioni me ta ka përfundu, ne kemi qenë me ta 15 muaj, deri në zgjedhje s’kemi koalicion” përfundon ai.