BIK: Sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Kosova

BIK: Sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta.

Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva.

“Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre!

Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat