“Trafiku Urban”: Thellësisht të tronditur me aksidentin e djeshëm ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar

Kosova

“Trafiku Urban”: Thellësisht të tronditur me aksidentin e djeshëm ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 15:55
“Trafiku Urban”

“Trafiku Urban” është shprehur i tronditur me aksidentin që ndodhi dje në Keqekollë të Prishtinës, ku mbeti një i vdekur e 14 të lënduar në të cilin ishte i përfshirë një nga autobusët publikë të Prishtinës.

Autobusi i “Trafikut Urban” është përplasur me një veturë dje ku mbeti i vdekur shoferi i veturës, ndërsa udhëtarët e lënduar janë liruar nga QKUK-ja të enjten në mbrëmje.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmë në Keqekollë, ku nga aksidenti mes një veture dhe autobusi të Trafikut Urban, humbi jetën shoferi i veturës, dhe u lënduan 14 udhëtarë.

Gjendja e të lënduarve është stabile dhe mbrëmë janë liruar nga QKUK-ja. Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit!”, thuhet në reagimin e “Trafikut Urban” në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat