Policia kërkon ndihmë në gjetjen e këtij personi

Kosova

Policia kërkon ndihmë në gjetjen e këtij personi

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 17:55
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e këtij personi

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë në identifikimin e një personi që dyshohet për “vjedhje të rëndë”, ku dhe ka paraqitur fotografinë e të dyshuarit.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur në zonën e stacionin policor Qendra, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”.

Për informacione ju lutem kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected].

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat