​Ngjarjet e datës 30 qershor

Kosova

​Ngjarjet e datës 30 qershor

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

EcoZ, në bashkëpunim me Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe, shpalos thirrjen për mbrojtjen e Parkut të Sharrit nga ndikimi I hidrocentraleve "SHARR NATIONAL PARK NO DAMS". (Brezovicë te Skiliftat, ora 09:00)

Mbahet Super Finalja – Gara e Robotikës Kosova Makers League Open 2023-24, organizuar nga Liga e Krijuesve Kosovarë - Kosova Makers League. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) Prishtinë, ora 09:45 - 16:15)

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, zhvillohet ndeshja e futbollit midis deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. (Stadiumin Kampi Nacional Hajvali, ora 19:00)

Ngjarje tjera nuk u japen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat