Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 22:26
Hashim Thaci

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Mbahet dita e dytë e seminarit në arkitekturën moderne si pjesë e nismës nga Getty Foundation për mbrojtjen e arkitekturës moderne "Keeping It Modern". (Biblioteka Kombëtare Prishtinë, ora 09:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë mbajnë konferencën shkencore “Zhvillimi i konstitucionalizmit shqiptar 1912-2024). (Salla e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, ora 09:30)

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë raportin e monitorimit të gjykimeve të rasteve të dhunës në familje në Kosovë. Marrin pjesë ambasadori Michael Davenport, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:00)

Banorët e fshatit Shipitullë e Obiliqit mbajnë protestë. (Para zyrave të KEK-ut Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, miraton listën e dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla takohet me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiç. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi shqyrton kërkesën e deputetes Valentina Bunjaku – Rexhepi, lidhur me monitorimin e Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës, sa i përket zbatimit të Ligjit për zyrtarët publikë, si dhe raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për 2023 dhe atë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit”. E ftuar: ministrja e MASHTI-t Arbërie Nagavci. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”, i cili fokusohet në artin dhe kulturën e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. (Hotel “Grand”, Qendra Barabar, Prishtinë, ora 12:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për rrugët, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete dhe Projektligjin për menaxhimin e resurseve ujore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

BKT mban aktivitet. (Rruga “Brigada 123”, Suharekë, ora 17:00)

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier organizon pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. (Kompleksi i Ambasadës amerikane Prishtinë, ora 18:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat