Këto dy komuna paralajmërohet të goditen nga stuhia

Kosova

Këto dy komuna paralajmërohet të goditen nga stuhia

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar që sot mund të ketë reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Moti i ligë pritet t’i përfshijë dy komuna, njofton Meteo Kosova.

Në postimin e tyre të fundit thuhet se një stuhi shumë e fuqishme është krijuar në mes të Vushtrrisë dhe Podujevës.

Madje theksohet se Podujeva pritet të goditet pas pak!

“Kujdes! Një stuhi shumë e fuqishme është krijuar në mes të Vushtrrisë dhe Podujevës, kjo e fundit pritet të goditet pas pak!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat