Dëmtohet një objekt si pasojë e motit të lig në Skenderaj

Kosova

Dëmtohet një objekt si pasojë e motit të lig në Skenderaj

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 14:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Skenderaj është përfshirë sot nga moti i lig, si pasojë e këtij moti, menjëherë pas disa minutave ka pasur dëmtime në një objekt në këtë qytet.

Në bazë të fotos shihet se fryma e fortë ka rrëzuar disa pjesë të objektit dhe i ka shpërndarë në tokë.

Kështu duke i dëmtuar edhe veturat të cilat janë të parkuara pranë atij objekti.

Mot me shi dhe erëra të forta është paralajmëruar sot në vend dhe ka pasur edhe thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë qytetarët, në veçanti ata të cilët ndodhen jashtë në hapësira publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat