Sot fillon ekzekutimi i pagesave për subvencione

Kosova

Sot fillon ekzekutimi i pagesave për subvencione

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 09:47
Faton Peci, ka njoftuar se sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët.

3906 fermerë do të përfitojnë nga pagesat e sotme që ka filluar Ministria e Bujqësisë.

Vlera e përgjithshme e pagesave kap shifrën e 3.8 milionë eurove.

“3,8 milionë euro për 3906 fermerë përfitues. Fillon ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024”, ka shkruar Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat