Moti sot

Kosova

Moti sot

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 06:25
Foto ilustrim

Sot në Kosovë na pret mot mjaft i këndshëm veror, me temperatura pak nën vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Parashihen vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra të freskëta.

Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu. Ndërsa temperatura maksimale rreth 25 gradë Celsius.

Nga e Premtja stabilizim i atmosferës në tërë territoret tona. Për fundjavë fillon vala më e re e nxehtësisë verore. Na pret mot kryesisht stabil, me diell dhe i nxehtë veror. Nuk pritet nxehtësi ekstreme. Pasditen e së dieles mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar me bubullimë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat