Delegacioni austriak vizitoi zyret e “Lëvizjes e Deçanit” në Prishtinë

Kosova

Delegacioni austriak vizitoi zyret e “Lëvizjes e Deçanit” në Prishtinë

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 14:58
Foto nga vizita

“Lëvizja e Deçanit” zyrtarisht priti një delegacion shtetror Austriak z. Jӧrg Wehofsich; z. Mag. Ralf Drack; & z. Kolë Berisha.

Takimi u mbajt me datën 02.07.2024 në orën 9:30 -15:30, në zyret e Lëvizjes të Deçanit në Prishtinë, që korospodoi një takim shumë të frytshëm. Kordinatori i Lëvizjes të Deçanit, z.Vesel Lekaj, e përshëndeti delegacionin austriak dhe prezantoi të pranishmit. Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, ndër të tjera, z. Lekaj theksoi rëndësinë e Lëvizjes, programin e saj dhe sqaroi deklaraten e 20 tetort 2023 e ku moren pjese qytetarë nga të gjitha trevat tona me moton “Nga sot e tutje nuk jemi më musliman” dhe largimin vullnetar nga kjo fe.

Ai shtoi se ekstremizmi i lartë i fesë islame dhe ortodokse serbe, ka kapërcyer të gjithë parametrat e një ideologjije fetare e morale. Është bërë vdekjeprurëse për shoqërinë tonë. Është kundër vlerave tona kombëtare dhe traditës tone. Nuk mund të jetë tradicionale dhe nuk është fe e jona.

Image
Foto nga vizita

Tradita jonë familjare nuk korospodon me ketë fenomen dhe me të bëmat në brendësinë e saj. Ai theksoj gjendjen momentale si të rrezikshme ne vend: ligjeratat e qindra hoxhallarëve kundër historisë, flamurit dhe figurave kombëtare etj. Këto ligjerata nxitën edhe shumë të rinjë tanë në luftrat e lindjes. Atje vdiqën e u përdhunuan. Për këtë fenomen nuk është ndëshkue askush ose kjo ka ndodhur në minimum. Kosova është shtet me kushtetutë laike e sekulare, me demokraci liberale.

Kjo nuk rrespektohet as në minimum në vendin tonë. Shkollimi fetar i nxënësve të medreses e shkuarja e tyre në vendet arabe, për traditën iliro-arbërore, është kanceri më vdekjeprurës e i shumëllojshëm që i servohet vendit tonë të vogël e me shumë brenga. U përmendën edhe veprimtaritë e shoqatave të huaja sllavo-turke, iraniane e arabe me financime të mëdha.

Image
Foto nga vizita

Pothuajse gati asnjë xhami e ndërtuar, sidomos në Kosvën e pas luftës, nuk ka bazë ligjore e as transparencë financiare. Agjenturat serbe bashkepunojnë me disa hoxhallarë dhe janë përfolë xhami që i ndërtuan sëbashku. Në televizionet tona, hoxhallarëve ju mundësohet të derdhin ligjerata antikombëtare çdo dite e çdo natë. Eshtë bërë tepër shqetësuese.

Nuk lejohet që identiteti ynë kombëtar të zëvendësohet me ate fetar. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të bëhet Bosnje. Serbët, shfrytëzuan njohjen e pavarësisë së tyre para nesh, që t’i marin tokat tona. Masakrat dhe veprat e shumta, sidomos ato serbe kundër nesh që edhe përmes islamit të na asimilojnë, shpërngulin dhe të na konfrontojnë me Evropën, ishin të shumta.

Image
Foto nga vizita

Sidomos elaborati i akademikut serb Çubriloviq, detajon masat e shkombëtarizimit tonë përmes islamizimit, ishte njeri nga organizatorët e atentatit të Sarajevës në Luftën e Parë e që jetoi deri vonë. Duhet ta dimë se një pjesë e popullit tonë rezistuan në shekuj si patriot shqiptarë të besimit të krishter dhe i kemi kishat tona, gjurmët e të cilave vijnë që nga mesjeta e hershme dhe legalizimi i fesë kristiane, kur skishte as turq e as sllav në Ballkan. Serbët i morën ato më vonë, shtrembëruan, rindërtuan dhe rinovuan sidomos në brendësi të tyre. Ortodoksizmi serb i ka uzurpu dhe tjetërsu kishat tona te hershme.

Serbët çdo dite inskenonin eksese që ta destabilizojnë Kosovën dhe të na konfrontojnë me Evropën. Po të mos ishte prezenca ndërkombëtare këtu, edhe rasti i Bajskës do të shfrytëzohej si një tragjedi, gjenocid dhe propagandë serbe kundër nesh. Muslimanizmi dhe ortodoksizmi serb janë tepër të dëmshme dhe të rrezikshme për ne. Prononcimi i kreut te Kishes Ortodokse Serbe dhe kreut te Bashkesisë Islame në Deçan, për “Lëvizjen e Deçanit” menjëherë pas 20 tetorit, ishte e njejta gjuhë dhe krejtësisht në unison.

Disa politikan tanë nga friga e votave dhe humbjes së pushtetit, dhe duke qenë të korruptuar, nuk morën masa ndaj këtij fenomeni pas luftës çlirimtare, përkundrazi shumica prej tyre mashtruan miqt tanë dhe në anën tjetër heziruan e disa filtruan me këto forca ekstreme. Ne jemi popull tolerant dhe paqsorë. Ka mendime se Lëvizja e Deçanit është e vonuar kundër kësaj të keqeje që ka kapluar Kosovën, por megjithate me plot shpresë dhe këmbëngulëse, humaniste, demokratike, atdhetare dhe Evropiane. Ne i kemi ruajtur monomentet tona fetare gjatë gjithë shekujve. Këto kisha ishin tonat dhe kishin vetëm rojtarë shqiptarë gjatë gjithë historisë, ndërsa Manastiri i Deçanit e kishte një mbrojtje të tillë zyrtare deri me 1990. Pikërisht për këtë, për këto fakte ndaj këtij manastiri 100% shqiptar, bëhet kaq shumë zhurmë sot për mbrojtje.

Këtë dredhi, që nuk e kuptojnë sa duhet ndërkombëtarët dhe ky mashtrim i madh, lenë mundësi për probleme teper serioze në të ardhmën, ju tha me këtë rast austriakëve. Sikur të ishin dëgjuar austriakët në përcaktimin e kufinjëve të Shqipërisë me 1913, nuk do t’i kishim këto probleme sot. Ne nuk harrojmë. Fati i miqëve tanë ka qenë edhe fati jonë në të dy luftrat botërore, pamarrëparasyshë.

Gjithëherë kur kishte luftra botërore, pothuajse sikur ne ishim të lirë. Kur përfundonin ato, fillonte lufta e egër sllave kunder nesh dhe kjo vazhdonte pandërprerë dhe gjatë gjithë paqes. Sot kanë ndryshuar rrethanat në favor tonin dhe kemi shumë aleat në një front të përbashkët. Duhet të jemi të pëgaditur dhe të besueshëm për botën e re. Në pikën e dytë të rendit të ditës, nga të ftuarit diskutuan z. Bajram Kabashi; z. Jeton Kelmendi, z. Gani Mehmetaj etj. U diskutua çështja e rrezikut kombëtar e ku dhan mendimin e tyre shqetësuese për vendin. “Ne nuk jemi vetëm pro Evropës por jemi vet Evropa” theksoi z. Kelmendi.

U shtrua nevoja që secili shqiptar ta kuptoi këtë realitet për të shpëtuar kombin nga fatkeqsija që na kanë përgatitur të huajt për asimilim. Musafirët austriak përcollën me vëmendje diskutimet dhe dhanë përvojat e tyre duke bashkëndjerë pika të pëbashkëta për bashkëveprim në të ardhmen, njeherit u ndanë të knaqur për përmbajtjen dhe mikpritjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat