Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI), Liburn Aliu ka njoftuar se janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Facebook, ministri Liburn Aliu ka njoftuar se segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €.
Postimi i tij i plotë:
Janë hapur procedurat për dorëzimin e ofertës për ndërtimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht segmenti Dollc-Zahaq. ✅
Segmenti i kësaj rruge ka gjatësi totale 16.27km, e ndarë në 4 lote, me buxhet të planifikuar të projektit prej rreth 46 milionë €.
🛣 Kjo rrugë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti zonës së rrafshit të Dukagjinit.