Mot i nxehtë në Kosovë, kaq pritet të shkojnë temperaturat sot

Kosova

Mot i nxehtë në Kosovë, kaq pritet të shkojnë temperaturat sot

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell. Vranësira të mesme parashihen përreth relievit malor.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 30-34 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit ultravjollcë të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat