Familja njofton për ceremoninë e varrimit të Doktor Bujar Ukmata: Lamtumira e fundit do të jetë më 12 korrik

Kosova

Familja njofton për ceremoninë e varrimit të Doktor Bujar Ukmata: Lamtumira e fundit do të jetë më 12 korrik

Më: 7 korrik 2024 Në ora: 22:07
Familja njofton për ceremoninë e varrimit të Doktor Bujar Ukmata: Lamtumira e fundit do të jetë më 12 korrik

Doktor Bujar Ukmata është ndarë nga jeta më 24 qershor, ndërsa familja njofton se ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet më 12 korrik.

“Ju njoftojmë me dhimbje të thellë se lamtumira e fundit për më të dashurin tonë, Dr. Bujar Ukmata, do të jepet në ditën e Premte, më 12 korrik 2024”, thuhet në njoftimin e familjes Ukmata.

Lamtumira e fundit e doktorit do të bëhet në ora 16:48, në varrezat e Prishtinës në Arbëri.

Dr. Ukmata ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi në lëmin e Endrokrinologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Zagrebit.

Për shumë vite shërbeu në ambullantën e menzës së studentëve në Prishtinë ku u largua nga puna nga forcat serbe dhe më pas vazhdoi rrugëtimin e tij në Zelandën e re për të punuar si mjek familjar.

Për vdekjen e tij, ngushëllime ka shprehur edhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat