Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 8 korrik 2024 Në ora: 22:43
Jakup Krasniqi

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. (Kabineti i kryetarit, ora 09:00 - pamje në fillim të takimit. Konferenca për media mbahet pas takimit, në orën 09:50)

Punëtorët teknikë të Parlamentit të Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta. (Ora 10.00-11.00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia - diskutim për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

ORCA do të bëjë publikimin e Raportit të Monitorimit të Qendrës NARIC, që është përgjegjëse për njohjen dhe verifikimin e diplomave brenda dhe jashtë Kosovës. (Zyra e ORCA-s, rruga “Henric Bariq” numër 6, Prishtinë, ora 10:00)

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

INPO do të publikojë raportin e monitorimit të planifikimit të prokurimit në ministri dhe Zyrën e Kryeministrit "Analiza e Planifikimit të Prokurimit: Ndryshimet e Nevojshme dhe sfidat për autoritetet kontraktuese". (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00 -12:00)

Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, mban diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistivimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të hartojë listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat