Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të të dyshuari për vjedhje.
Policia ka ndarë foton e të dyshuarit.
Derisa i ka bërë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij personi të dyshuar, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

“Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në kërkesën e Policisë.