Temperaturat larta në Kosovë po shënojnë rekord.
Në Bogë të Rugovës pas vapës së madhe shiu e freskoi paksa.
Kurse, lidhur me temperaturat e larta në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka kufizuar orarin e punës për gratë shtatzëna, punën në ndërtimtari si dhe për qytetarët me sëmundje kronike.
Poashtu, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka dalë disa herë me këshilla dhe rekomandime për qytetarët për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta.