Vazhdojnë temperaturat e larta, maksimalja sot arrin 38 gradë Celsius

Kosova

Vazhdojnë temperaturat e larta, maksimalja sot arrin 38 gradë Celsius

Më: 15 korrik 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Edhe kjo javë pritet të jetë e nxehtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale në Kosovë gjatë kësaj jave do të arrijnë në 39 gradë Celsius.

Ndërkaq sot do të mbaj mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s.

IHMK bën apel tek qyetarët për kujdes të shtuar pasi që indeksi UV do të jetë shum i lartë, parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat