Ditët e mjedrës po afrohen, andaj ky aktivitet është duke u organizuar nga Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” për herë të tretë radhazi.
“Këtë vit do të jemi në Podujevë, në komunën me sipërfaqet më të mëdha në kultivim të mjedrës. Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i sektorit të mjedrës, prezantimin e sfidave të fermerëve të këtij sektori si pasojë e ndryshimeve klimatike si dhe rritjen e vetëdijes së konsumatorëve për dobitë shëndetësore të konsumimit të këtij fruti”, thuhet në njoftim.
Ky aktivitet do të mbahet më 8 gusht në ora 10:00 në fshatin Ballofc, në Podujevë.
Ky aktivitet do të organizohet më kuadër të projektit Erea të financuar nga ADA Austriake dhe i implementuar nga Caritasi Zvicerian.