Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese, këto janë rastet në 24 orët e fundit

Kosova

Dhuna në familje vazhdon të jetë shqetësuese, këto janë rastet në 24 orët e fundit

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 10:58
Ilustrim

Dhuna në familje po vazhdon të jetë një dukuri mjaft shqetësuese në vend.

Numër i lartë i rasteve ku personat ushtrojnë dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre është i lartë në pothuajse secilën ditë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në komunat Drenas, Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë e Jugut.

Mëposhtë mund t’i shihni rastet e raportuara në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Gllogoc 24.07.2024-14:44. Ankuesja femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se në vazhdimësi ka dhune psikike nga vjehrri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedure të rregullt.

 Gllogoc. 24.07.2024-22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, duke e goditur me shuplakë në fytyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjilan  24.07.2024, 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, përdorues i substancave narkotike, në vazhdimësi shkakton dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 24.07.2024-22:00. Viktima femër shtetase gjermane, ka raportuar se ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rasti, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Mitrovicë Jugu  24.07.2024, 01:15. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat