U dhanë mbi 468 mijë euro për ndërtimin e urës te liqeni i Badocit, por punimet ende s’kanë filluar

Kosova

U dhanë mbi 468 mijë euro për ndërtimin e urës te liqeni i Badocit, por punimet ende s’kanë filluar

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 06:58
Pas demolimit te saj, qytetarët duhet të bëjnë disa metra më shumë në rrugën e cila është alternative.

Shenjat që kanë filluar punimet janë vendosur që shtatë muaj.

Por për shkak të dëmtimit ato vështirë mund të vërehen në urën mbi Liqenin e Badovcit.

Andaj për shoferët që shkojnë nga Prishtina në Anamoravë kjo rrugë është kthyer në një sfidë që nga muaji prill i vitit 2023, kur kishte nisur prishja e urës për të zëvendësuar me një të re.

Pas demolimit te saj, qytetarët duhet të bëjnë disa metra më shumë në rrugën e cila është alternative.

E kjo tani është kthyer në diçka të mërzitshme për ta.

“Na si qytetar të Gjilanit që vijmë në Prishtinë shumë shpesh ne kemi shume problem edhe nuk është hera e parë, pasi që është hera e katër ose e pestë që e prishin thonë një muaj dy muaj”, tha Fazli Fazliu – qytetar.

“Na shpesh shkojmë në Prishtinë por i bimë nga Mramori, nuk e di çfarë janë duke bërë me ketë rrugë moti kanë fillua me rregullu”, tha një tjetër qytetar – Gzim Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret që punimet e kësaj ure të përfundojnë sa më parë.

“Prej deklarimit publik që ka bërë ministri është kuptuar se shumë shpejt pritet të fillojnë punimet janë bërë disa muaj që më nuk po punohet dhe Gjilani fatkeqësisht edhe lidhja me Prishtinë kjo rrugë nuk është e mirë përmes ura se vështirësohet .Presim një herë fillimin e punimeve pastaj do të kuptojmë kur do të përfundojë”, tha Hyseni.

Për ndërtimin e urës 38 metra, kompania “Dreni Inginiering” është shpërblyer me tender në vlerë 468 mijë e 522 euro nga Ministria e Infrastrukturës.

Media ka dërguar pyetje në këtë dikaster si dhe ka biseduar me telefon me zëvendësministrin Hysen Durmishin por i njëjti nuk ka pranuar të prononcohet për këtë temë.

E qasshme gjatë ditës nuk ka qenë as kompania në fjalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat