Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH) mbajti Kuvendin e I-rë zgjedhor

Kosova

Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH) mbajti Kuvendin e I-rë zgjedhor

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 09:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Prishtinë të dielën më 21 Korrik 2024 u mbajt Kuvendi i I-rë zgjedhor i subjektit politik, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH ), ku morën pjesë delegatë nga shumë qytete të Kosovës.

Në këtë Kuvend të parë zgjedhor PBKDSH-së, unanimisht me vota të hapura, u zgjodh kryetari i saj z. Nikollë Perkaj nga Gjakova.

Pas zgjedhjes kryetari Perkaj i falënderoi delegatatët për pjesëmarrje dhe gjithashtu i falënderoi për pjesëmarrje edhe përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Ai tha se do të punoj me përkushtim që të udhëheq këtë subjekt politik dhe se asnjëherë nuk do të jetë interesi personal mbi interesin e kombit dhe atdheut.

Perkaj më tej tha se subjekti politik që do ta udhëheq në mandatin e ardhshëm ka për synim pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës, ku do të degjohet zëri i ketij subjekti.

"Vetëm në Parlament mund ti japim propozimet tona dhe se aty është vendi ku do ti shprehim qëndrimet e subjektit tonë, gjithmonë në favor dhe në dobi të shoqërisë sonë dhe kombit tonë" - tha Perkaj . Aj më tej shtoi se nuk do ti harrojmë ata që kanë dhënë kontribut në cështjet kombëtare, por edhe ata që janë vrarë e masakruar nëpër etapa të ndryshme kohore dhe që nuk i përmend askush.

Kuvendi i përfundoi punimet në mënyrën më të mirë të rregullt sipas statutit dhe programit të PBKDSH-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat