​Plani Motoçikleta 2024, 61 gjoba në 24 orët e fundit në Ferizaj

Kosova

​Plani Motoçikleta 2024, 61 gjoba në 24 orët e fundit në Ferizaj

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 20:45
Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit ka ndaluar sot disa persona që po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Aksioni është ndërmarrë në kuadër të zbatimit të planit të veprimit " Motoçikleta 2024", me ç’rast janë shqiptuar 61 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, ndërsa janë konfiskuar 27 motoçikleta dhe skuterë nga drejtuesit që nuk kanë poseduar dokumentacion të rregullt.

Policia e Ferizajt paralajmëron aktivitete të shtuara në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve dhe apelon drejtuesit e motoçikletave për kujdes, teksa inkurajon qytetarët të raportojnë të gjitha kundërvajtjet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, numrat e telefonit 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat