Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 22:14
Ilustrim

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim. Marrin pjesë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim.

(Objekti i Qeverisë, në Salla P-38, ora 10:00)

Shpallet aktgjykimi në çështjen penale ndaj të pandehurit D.K., i akuzuar për dhunim, bashkëkryerje vrasje e rëndë, si dhe A.S., i akuzuar për bashkëkryerje vrasje e rëndë dhe ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

(Gjykata Themelore Ferizaj, rruga “Sali Çeku”, pa numër, Ferizaj, ora 11:00)

Prishtina Gastronomy Festival mban edicionin e tij të katërt.

(Sheshi "Adem Jashari" Prishtinë, ora 18:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat