Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim.

Marrin pjesë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim. (Objekti i Qeverisë, në Salla P-38, ora 10:00)

Shpallet aktgjykimi në çështjen penale ndaj të pandehurit D.K., i akuzuar për dhunim, bashkëkryerje vrasje e rëndë, si dhe A.S., i akuzuar për bashkëkryerje vrasje e rëndë dhe ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit. (Gjykata Themelore Ferizaj, rruga “Sali Çeku”, pa numër, Ferizaj, ora 11:00)

Prishtina Gastronomy Festival mban edicionin e tij të katërt. (Sheshi "Adem Jashari" Prishtinë, ora 18:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat