Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin, ku vranësira kalimtare pritet të ketë vetëm në zonat Veriore.

Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara mbeten në zonat Veriore dhe Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat