Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.
Njoftimi:
Dhunë në familje
Prishtinë 29.07.2024, 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 29.07.2024, 22:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar- djali i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje
Malishevë 29.07.2024, 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i saj i cili vuan nga sëmundja mendore i kishte shkaktuar dhunë. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 29.07.2024, 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të dashurën e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë 29.07.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje
Vushtrri 29.07.2024-03:50. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, viktima është larguar nga shtëpia. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, viktima me dëshirën e saj ka shkuar te shtëpia e prindërve të saj.
Vushtrri 29.07.2024, 18:45. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 11 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje.