IKSHPK jep këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit

Kosova

IKSHPK jep këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 12:33
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit, se fillimisht nëse jeni të kafshuar nga gjarpri, duhet të mos lëvizni shumë dhe sa më parë të shtriheni në krahë, ndihma e parë elementi kryesor, si dhe lëvizni me ngadalë duke u larguar nga gjarpri

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka njoftuar se në Kosovë jetojnë katër lloje të gjarpërinjëve, ndër ta edhe lloji helmues Vipera Ammodytes- nëpërka.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që në rast kafshimi nga gjarpri, të telefonojnë menjëherë numrin 194, familjarët apo të afërmit.

Tutje, IKSHPK-ja ka dhënë detaje se cilat janë simptomat në rast të kafshimit nga gjarpri.

“Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit. Pas një kafshimi helmues, gjarpri zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje”,”Simptoma të tjera: Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë. Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat