​Donacioni për Radiologjinë, Vitia: Ditë e veçantë dhe e rëndësishme për shëndetësinë

Kosova

​Donacioni për Radiologjinë, Vitia: Ditë e veçantë dhe e rëndësishme për shëndetësinë

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 13:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Afër 500 mijë euro ka pranuar donacion Klinika e Radiologjisë nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane. Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të donacionit të CT-së për këtë klinikë, është theksuar se ky investim do të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia derisa ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë donacion, këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për shëndetësinë në vend dhe shtoi se pacientët do të marrin shërbime të sigurta përmes teknologjisë më të avancuar në fushën e radiologjisë.

Vitia: Donacioni i miqve tanë amerikan kap vlerën prej mbi 499 mijë euro

“Për vite me radhë ShBA-të kanë qenë jo vetëm një aleatë, por edhe një mbështetës i pandalshëm në rrugën tonë drejt progresit dhe zhvillimit. Dhe kjo mbështetje ka luajtur një rol thelbësorë në forcimin e institucioneve tona, përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e standardeve të jetesës për qytetarët. Edhe këtë ditë të sotme e konsideroj se mund ta shënojmë si një ditë të veçantë dhe të rëndësishme për shëndetësinë kosovare. Është nderi im i madh që të jem këtu sot për të përuruar një investim që do të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në diagnostikimin e hershem në rastet emergjente, qoftë ato politramuatike. Donacioni i miqve tanë amerikan kap vlerën prej mbi 499 mijë euro e cila është dedikuar për emergjencën e klinikes së radiologjisë dhe përfshin pajisjen më të avancuar të tomografisë së kompjuterizuar me 128 prerje”, tha Vitia.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili ka theksuar se janë të përkushtuar të mbështesin përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar nivelin e kujdesit shëndetësor dhe spitalet e Kosovës.

Hovenier: Përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë si gjithmonë dhe siç tregon ky donacion

“Tani ky projekt i ndihmës humanitare i financuar nga Komanda Evropiane e SHBA-së dhe i koordinuar nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Ambasadës sonë, është një tjetër reflektim i angazhimit të Shteteve të Bashkuara për rritjen e cilësisë së jetës dhe në këtë rast, dhe në këtë rast të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës. Siç tha ministri, i vlerësuar në afro 500,000 dollarë, ky skaner CT jo vetëm që do të përmirësojë aftësitë e klinikave të urgjencës, por edhe do të rrisë standardin e kujdesit në departamentin e radiologjisë. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim përpjekjet e Kosovës për të përmirësuar nivelin e kujdesit shëndetësor dhe spitalet e Kosovës dhe kjo është diçka që kemi bërë për shumë vite...Ne duam një Kosovë të suksesshme multietnike, sovrane të pavarur, duam një Kosovë të shëndetshme dhe ky donacion është pjesë e kësaj. Përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë si gjithmonë dhe siç tregon ky donacion, ka një solidaritet dhe përkushtim të vazhdueshëm që pasqyron partneritetin tonë të qëndrueshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat