Zona e Gadimës së Epërme në Lipjan, tash e një javë po ballafaqohet me vatra të zjarrit.
Në këtë zonë malore gjendet veç një shtëpi e pabanuar, por që këtë pjesë e ka ruajtur i zoti i kësaj shtëpie i cili e ka fikur zjarrin në këtë pjesë.
Shqetësim i vetëm i banorëve, është një depo e dinamitit që gjendet afër vendit ku ka edhe zjarr.
Ata frikësohen se flakët mund të mbërrijnë deri tek depoja, e cila përdorët për gurëthyes dhe është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.