“Lufta me zjarret” në verë, zjarrfikësit me mungesë të personelit

Kosova

“Lufta me zjarret” në verë, zjarrfikësit me mungesë të personelit

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 19:59
Ilustrim

Sa herë që ndodh një telefonatë e tillë, dikush ka nevojë për ndihmën e zjarrfikësve.

Kështu merren të gjithë informatat që nevojiten.

“A me tregon lokacionin saktë t’lutem”.

Pas kësaj aktivizohet zilja, që është mesazh për përgatitje dhe nisje për pjesëtarët e zjarrfikësve “Qendra” në Prishtinë.

Kështu ata po bëhen gati për të intervenuar në lagjen “Emshir” në Prishtinë, në një trafo të energjisë elektrike që është kapluar nga flakët sipas sinjalizuesit.

Përgatitja e tyre zgjatë më pak se dy minuta.

E me të dalë nga objekti i brigadës, aktivizohet edhe sirena.

Kolonat e kryeqytetit nuk janë të lehta për tu kaluar, edhe me ndihmën e saj.

E më të arritur në vendngjarje, shihet që zjarri nuk është i përmasave serioze, ani pse morën masat e sigurisë.

Meqë rasti hynë në kompetencat e KEDS-it dhe Policisë së Kosovës, që nuk vonuan shumë për të ardhur në vendngjarje, zjarrfikësit largohen.

Por, pak iu bie të qëndrojnë në bazë, meqë zjarret në këto ditë të nxehta nuk ndalen.

Në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, flakët kishin kapluar një zonë të gjerë të fushave.

Atje, me të arritur u morën masat e nevojshme, dhe dy ekipet e zjarrfikësve u shpërndanë duke fikur zjarrin.

Ky i fundit nuk ishte i lartë veç që kishte përfshirë zonë të gjerë që detyroi zjarrfikësit të sigurohen që të mos rindezet më.

Komandanti i “Brigadës së Zjarrëfikësve” në Prishtinë, Malë Gashi tregon se në sa raste kanë intervenuar në 2 javët e fundit.

“Në javën e kaluar por edhe në këtë javë, i kemi mbi 50 intervenime, që është rritë drastikisht në këtë këto lloje të zjarreve”, ka thënë Malë Gashi, Komandat i “Brigadës së Zjarrëfikësve”, Prishtinë.

Gashi shton se kanë numër të vogël të pjesëtarëve, dhe është vështirë e arritshme që të mbulohen të gjitha nevojat.

“Ne e kemi potencuar vazhdimisht që personeli jonë është shumë i vogël me atë se çfarë ka nevojë të ketë kryeqyteti”, ka thënë Malë Gashi, Komandat i “Brigadës së Zjarrfikësve” në Prishtinë.

Gashi njofton se janë detyruar të paralajmërojnë një pjesë të personelit që potencialisht janë në pushim, të jenë në gjendje gatshme në rast se kërkohet edhe ndihma e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat