Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 22:44
Ilustrim

Promovohet libri monografik "Slivova në rrjedhat e historisë" me autor Lutfi Isufi. (Galeria e Arteve Ferizaj, ora 10:00)

Mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës. Pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e përurimit të zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, konkretisht hapja e katër portave të reja për të akomoduar trafikun e shtuar të udhëtarëve. (Terminali i udhëtarëve porta 108, ora 11:15)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për media për përmbylljen e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. (Holli i Kuvendit, ora 13:00)

Anëtarja e Bordit të AGK-së, Blerta Dalloshi - Berisha, do të paraqesë në Prokurorinë e Apelit, ankesën kundër vendimit të prokurorit, Kastriot Berisha, që ka hedhur poshtë kallëzimin penal për sulmin e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Kurti, Bardhyl Rrustemi, ndaj saj. (Ora 14:00)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 14:30)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, do të vizitojë muralin artistik në Prizren të mbështetur nga BE-ja. (Prizren, ora 18:15)

Rame Lahaj International Opera Festival mban gala mbrëmje ‘Rame Lahaj & Friends’. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 20:30) 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat