Zjarre në Rahovec, apel banorëve për kujdes

Kosova

Zjarre në Rahovec, apel banorëve për kujdes

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 10:12
Pamje nga zjarret

Të enjten në fshatin Ratkoc të Rahovecit njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr fushor ku ishin djegur rreth 40 hektarë hamullore, djerrina dhe vreshta, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Për zjarre në këtë komunë njoftoi edhe drejtoresha për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunë të Rahovecit, Besë Bytyqi, e cila me anë të një postimi në Facebook dje bëri të ditur se zjarreRatkoc të mëdha kanë përfshirë parcelat midis fshatrave Opterushë dhe Zoqisht, si dhe në pjesën e vreshtave në kufi me Samadraxhën.

“Fatkeqësisht, po digjen dhjetëra hektarë. Zjarrfikësit janë në luftë me zjarrin për orë të tëra. U bëjmë thirrje banorëve të kenë kujdes të shtuar në këtë kohë kur temperaturat janë të larta. Respektoni udhëzimet e autoriteteve dhe sigurohuni që të shmangni çdo aktivitet që mund të nxisë zjarre të tjera”, thuhet mes tjerash në postimin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat